Një zbulim interesant është bërë në Ugandë, ku një grup studiuesish kanë zbuluar shimpanze dhe gorilla të egra të cilat përdorin “muzikë” për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe për të dërguar sinjale në distanca të largëta.

Kjo është vërejtur se është karakteristikë vetëm e shimpanzeve meshkuj, të cilët godasin trungjet e pemëve duke imituar zhurmë të ngjashme ame atë të daulleve, ndërkohë që është vënë re se secili individ i grupit ka një tingull të veçantë karakteristik që e dallon nga pjesëtarët e tjerë.

Studiuesit nga Universiteti i St Andrews, thanë se një nga shimpanzetë kishte një ritëm që të kujtonte të ndjerin John Bonham, bateristi i famshëm i Led Zeppelin, i cili renditet si një nga më të mirët.

“Tingulli i tij është aq i shpejtë saqë mezi mund t’i shihni duart”, tha Vesta Eleuteri, autorja kryesore e studimit të botuar në revistën Animal Behavior, për një meshkujt të cilin e kanë pagëzuar me emrin Tristan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb