Man.City është larg perfeksionit, “qytetarët” e Pep Guardiola dalin jashtë Carabao Cup që në fazën çerekfinale. Southampton i shkaktoi një humbje të pastër 2-0 në një sfidë ku nuk vodhën asgjë, dy gola brenda pesë minutash në pjesën e parë i dhuruan “shenjtorëve” një biletë për më tej.

Në minutën e 23-të, Mara finalizoi një aksion të shpejtë, ndërsa goli i Djenepo në minutën e 28-të ishte fantastik.

Pep Guardila nuk përdoroi lojëra fjalësh pas këtij eliminimi të hidhur, por përgëzoi Southampton për këtë sukses:

Fbl Eng Pr Tottenham Man City
Fbl Eng Pr Tottenham Man City

“Fitoi skuadra më e mirë. Nuk luajtëm mirë, nuk luajtëm mirë mbi të gjitha në pjesën e parë. Ka ndeshje që mund t’i nisësh keq, por mund t’i fitosh, por ne nuk e bëmë. Kjo ishte një humbje e shëmtuar, kundërshtari ynë luajti më mirë, nuk më mbetet gjë tjetër vetëm t’i urojë”, u shpreh Pep Guardiola pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb