Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara, e cila ka vendosur që një prej stampave të tyre të jetë ajo e Shenjtores Nënë Tereza.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta thekson se shembulli i Nënë Terezës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.

MESAZHI I METËS
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. ???
E përshëndes vendimin e Administratës Postare të Kombeve të Bashkuara për të stampuar këtë porosi të përjetshme dhe frymëzuese të Shenjtores Nënë Tereza, në nderim të veprës së simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor, shembulli i së cilës duhet të na udhëheqë në përditshmërinë tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb