DURRËS

Katër raste të reja janë shënuar sot në Durrës. BalkanWeb mëson se dy raste janë kontakte të vjetra të rasteve të konfirmuara më parë, kurse 2 të tjerat janë raste të reja që krijojnë tashmë vatra të reja.

Një prej rasteve të reja është në Sukth teksa në këtë qytezë shënohet një i infektuar zyrtarisht më koronavirus. Sukthi i është bashkuar qyteteve të infektuara me koronavirus.

Ndërkohë Durrësi ashtu si Shqipëria në nivel kombëtar ka pësuar një rënie të rasteve me COVID-19. Nga 8 që ishin dje, sot ka 4 raste.

Ndërkohë Shqipëria ka 50 raste të reja me COVID-19, 32 më pas se dje e cila ishte dita rekord gjatë gjithë pandemisë për vendin tonë sa i përket rasteve të infektuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb