Në Kroaci janë shënuar sërish raste të larta të koronavirusit.

Autoritetet raportojnë se gjatë 24 orëve janë regjistruar 7094 raste të reja, një numër rekord ky që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa 50 persona humbën jetën.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 17, 334 persona.

Mjekët bëjnë thirrje për përshpejtim të procesit të vaksinimit, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit si edhe për të shmangur fatalitetet.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb