DELVINA

Janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus në Delvinë.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus një edukatore dhe një pensioniste.

Menjëherë ka nisur hetimi epidemilogjik dhe janë izoluar kontaktet e këtyre personave.

Ky është rasti i tretë brenda pak ditëve, ku arsimtarët rezultojnë të infektuar me Covid-19 në Delvinë.

Deri tani, janë në karantinë një mësuese dhe dy edukatore, ndërsa e karantinuar vazhdon që të jetë edhe një sanitare kopshti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb