Dy viktima dhe mbi 1,500 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bëri me dije se kë raste u identifikuan pas testimit të 4,210 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 37.10%. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,186 pacientë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 10,288.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: