DIVJAKE– Është zhvilluar këtë fundjavë në parkun e Divjakës dita e Pelikanit Kaçurrel. Kjo ditë organizohet për herë të tretë në Shqipëri dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij lloji me rëndësi globale. Kompleksi Divjakë – Karavasta është i vetmi vend folenizimi për Pelikanin Kaçurrel në Shqipëri dhe një nga vendet me shumëllojshmërinë më të madhe të shpendëve.

Fatmirësisht Pelikani Kaçurrel gjatë viteve të fundit ka pësuar një shumim pasi nga 37 çifte që ishin në vitin 2013, tani numri i çifteve ka arritur në 56.

Prania e Pelikanit Kaçurrel në parkun e Divjakës ka shtuar numrin e vizitorëve në këtë zonë, çfarë ka sjellë dhe gjenerimin e të ardhurave për bizneset vendase.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb