Ka shkuar në 36 numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” dhe “News24” se ka rezultuar pozitiv një tjetër qytetar, që është i afërm i 3 pacientëve të fundit, që u prekën nga COVID-19, dhe që ishin një vatër e re infeksioni në këtë qytet.

Gazetari Kuçi tha në një lidhje telefonike për “News24” se iu ishin marrë tamponët pesë familjarëve të 3 të infektuarve, ku sot njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Menjëherë pas kësaj, janë izoluar gjithë familjarët dhe të afërmit, me të cilët mund të kenë pasur kontakte të infektuarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb