1 pacientë me coronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku 11 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Sipas një njoftimi nga ky Spital, një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, kurse një pacient është në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

“Nga personeli i Spitalit 4 Mjek, 5 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me COVID-19, ndërsa 6 anëtar të tjerë të Personelit ton janë në pritje të rezultatit”, thuhet në njoftim.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈ në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione. 3 lindje kanë qenë gjatë këtij vikende, 2 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 ̈e gjinisë femërore. 199 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,675 analiza”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb