Shënohet sot përvjetori i dytë i pushtimit rus të Ukrainës. Teksa e gjithë bota ka dhënë mesazhe për ndaljen e luftës, presidentja e KE-së, Von der Leyen do të jetë në Kiev. Ndërkohë, SHBA-të kanë vendosur 550 sanksione ndaj Rusisë, që kjo e fundit të ndalë agresionin e saj në Ukrainë.

Nga ana tjetër Biden ka paralajmëruar Putinin, se duhet të paguaj për atë se çka ka bërë. “Putini duhet të paguajë ose do të ecë përpara.”, tha Biden. Sakaq, Zelensky ka paralajmëruar një kundërofensivë të rej ndaj Rusisë.

Mes luftës që vazhdon, BE ka nisur zyrtarisht paketën e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa synon të kufizojë më tej aksesin e Rusisë në teknologjitë ushtarake dhe të përfshijë në listë kompani dhe njerëz të tjerë të përfshirë në përpjekjet e luftës ruse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb