GREQI

Një 87- vjeçar është viktima e 7-të nga koronavirusi në Greqi. Ai vuante dhe nga sëmundje të tjera teksa prej 4 ditësh ishte i vetë karantinuar në fshatin Damaskini të Kosturit i cili është kthyer i gjithi në karantinë për shkak të koronavirusit.

Në fakt 87- vjeçari kishte 4 ditë në spitalin e Kozanit ku dhe ndërroi jetë. Greqia është vendi më i prekur në Ballkan nga koronavirusi tashmë zyrtarisht me 7 viktima dhe 416 të prekur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb