Gazetari Senad Nikshqi raporton për ‘BalkanWeb’ se babai i pacientit ‘zero’ nga Dobraci ka humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa i moshuari kishte 3 muaj në gjendje kome.

Po ashtu bëhet e ditur se sot do të bëhet edhe varrimi i tij, në orën 14:00, ku nuk do të lejohen persona të tjerë, veç familjarëve. Aktualisht ne Shkoder ka 49 raste.

Ne nje njoftim shperndare mediave, ministria e Shendetesise, sqaroi i moshuari nuk ka nderrua jete nga Covid19.

“I moshuari 85-vjeçar, me inicialet E.L., i cili ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër, nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID19.
I moshuari, i cili prej dy muajsh qëndronte i palëvizur për shkak të një frakture koksofemorale dhe vuante nga diabeti mellitus, sëmundje kardiake dhe hipertension, ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit ditën e sotme.
85-vjeçari ka qenë bartës i COVID19, i konfirmuar gjatë hetimit epidemiologjik të kryer tek të gjithë anëtarët e familjes së tij në Shkodër, por ka qenë asimptomatik gjatë gjithë kohës, pra pa shenja të sëmundjes. 85-vjeçari ndiqej nga mjeku i familjes, i cili ka konfirmuar se shkaku i vdekjes është infarkti i miokardit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe siguron opinionin publik se do të informojë për situatën, sikundër ka bërë deri tani. Sqarojmë edhe një herë se 85-vjeçari, nuk është viktimë e COVID19 në Shqipëri.” thuhet në njoftim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: