Shënohet viktima e parë nga koronavirusi dhe në Kanada. Personi në fjalë ka qenë një i moshuar në një azil në zonën e Vankuverit të Veriut.
Ministri i Shëndetësisë, Afrian Dix ka njoftuar se i prekuri nga koronavirusi ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

“Kjo është padyshim një ditë shumë e trishtuar për të gjithë ne, por veçanërisht për familjen dhe të dashurit e të ndjerit”, -ka thënë Dix.

Aktualisht në Kanada janë identifikuar 71 raste me koronavirus, shumica në Ontario dhe Columbian Britanike. Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar është shënuar viktima e pestë nga koronavirusi, i cili ishte një i moshuar rreth të 70-ave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb