Greqia është përfshirë prej ditësh nga moti i keq, ku sipas raportimeve të fundit është shënuar edhe viktima e parë.

Sipas CNN Greece, një bari 69-vjeçar është viktima e parë e përmbytjeve dhe motit ekstrem në Greqi. Alarmi për zhdukjen e tij u dha pasi makina e tij u gjet e braktisur, ndërsa pas disa orësh trupi i tij u gjet në zonë e Mesochoria, shumë larg saj.

Pak më parë, u gjetën pjesë të makinës, që ai përdorte. Në veçanti, u gjet dera dhe pjesët e tjera që tregojnë se automjeti është shkatërruar plotësisht. Mediat fqinje kanë publikuar pamje të ujërave të rrëmbyeshëm, që i morën jetën tragjikisht 69-vjeçarit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb