Në gjithë Italinë janë 7 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë 229 të infektuarit. Por ka edhe një lajm të mirë, një nga të sëmurët është shëruar. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të të infektuara, deri tani 172. Milano është zbrazur, shkollat janë mbyllur, trenat janë bosh.

Frika ndaj coronavirusit ka paralizuar jetën në veriun e Italisë. Deri më tani në Itali janë të prekura 7 rajone.

Në Milano janë mbyllur edhe shkollat, palestrat, muzetë, kinematë etj. “As në gusht trenat dhe metrotë nuk kanë qenë kaq të zbrazëta”, ka thënë një udhëtar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb