Shpesh ju thuhet të mos besoni gjithçka që shihni në Wikipedia dhe nuk ka shembull më të mirë për këtë deklaratë sesa koha kur një klub nënshkroi një lojtar bazuar në profilin e tij në faqe.

Në shkurt 2018, FK Panevėžys, që militon në Lituani, bleu Barkley Miguel Panzo dhe njoftoi nënshkrimin e tij në faqen e vet zyrtare. “Lojtari e filloi karrierën e tij profesionale në Angli në klubin Queens Park Rangers”, – u lexua në një deklaratë përpara se të fshihej.

“Në sezonin 2010-2012, duke përfaqësuar ekipin e QPR në kampionat, Panzo luajti 36 ndeshje dh shënoi 24 gola. Pas kësaj, futbollisti duhej të luajti me Sarlat Marcillac, Moulins, Brevinois Foot, Les Sables-d’Olonne dhe Orleans” – shkruhet më tej për të, por që të gjitha “fake”.

Panzo është me të vërtetë një futbollist i vërtetë dhe ka një tik-tak blu në Instagram. Por është mjaft e qartë se ai nuk kishte shënuar 45 gola në 36 ndeshje që luajti për QPR në kampionat.

Neil Warnock ishte menaxher i Rs në atë kohë dhe ata kishin si opsione sulmuese si Jamie Mackie, Helder Helguson dhe Rob Hulse. Edhe pse ai kaloi ca kohë te QPR si i ri, sigurisht që nuk ka asnjë rekord zyrtar që Panzo të dalë për ekipin e parë.

Faqja gjithashtu pretendon se ai luajti tri herë për Angolën në kualifikimet e AFCON, por përsëri nuk ka asnjë provë. Ai luajti në Angli, për Ëoking, Hendon, Hillingdon, Northëood dhe Cambridge City, si dhe një mori skuadrash franceze të ligës më të ulët.

Sipas TransferMarkt, Panzo u largua nga Panevėžys për Vittoriosa Stars të Maltës në janar 2019 dhe gjithashtu ka luajtur për skuadrën sllovene NK Krsko dhe Mauerëerk në Austri.

Ai thuhet se ka qenë pa klub që nga korriku 2021, por 29-vjeçari ka punuar me UNFP – sindikata e futbollistëve profesionistë – si krijues i përmbajtjes në Francën e tij të lindjes.

Menjëherë pas nënshkrimit, Panevėžys e hoqi deklaratën dhe kërkoi falje për informacionin e pasaktë të publikuar. Ndërkohë, Miguel Panzo mohoi prerazi se ai e ka redaktuar faqen e tij dhe thotë se marrëveshja ishte bërë tashmë.

“Kjo faqe ishte e modifikueshme nga kushdo dhe unë ende nuk e di nëse dikush me të vërtetë u argëtua duke më bërë golashënues serial ose nëse përkthimi nga anglishtja në sllovenisht i ngatërroi gjërat” – i tha ai UNFP-së në një artikull mbi të.

“Por pyetja nuk është aty: kur rrjetet filluan të ndizen, unë tashmë kisha nënshkruar kontratën time pas një prove dhe dy ndeshjeve miqësore pas të cilave klubi vendosi të më punësonte. Sepse unë e kisha provuar vlerën time në fushë. Dhe jo online. Duhet pranuar që kisha luajtur në QPR, por në ekipet e të rinjve, asnjëherë në pro dhe sfidoj këdo që të dëshmojë se mund t’i bëj njerëzit të besojnë ndryshe.

Gabimi që bëra ishte nënvlerësimi i keqdashjes së njerëzve që flisnin për mua pa më njohur, thjesht për të ekzistuar në ueb dhe fuqinë e rrjeteve sociale” – tha Panzo.

Nuk është në të njëjtin nivel me ‘kushëririn e George Weah’ Ali Dia në Southampton – ose Gregoire Akcelrod gati duke mashtruar një klub të Ligës së Kampionëve për t’i paguar atij 15,000 £ në muaj – por megjithatë është një histori gazmore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb