Rejnxhërsi fitoi me shifrat e thella 7-1 ndeshjen ndaj Matheruellit këtë fundjavë, ku autor i dy golave ishte edhe Eros Grezda.

Edhe pse paraqitja e ekipit të Stiven Xherrard ishte e shkëlqyer në përgjithësi, në formacionin e javës në Premier Ligën skoceze, është zgjedhur pikërisht Grezda, si mesfushor i linjës së djathtë.

Grezda Formacioni I Javes 470x256
Grezda Formacioni I Javes 470×256

Gjithashtu, shqiptari është zgjedhur edhe më i miri nga 11 lojtarët e këtij formacionit, shkruan PanoramaSport. Grezda, ka marrë edhe lavdërimet e klubit për këtë paraqitje mjaft të mirë, si edhe për faktin që u zgjodh në formacionin e javës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb