Milani mund të ketë bërë shumë blerje në merkato por në sfidën e mbrëmshe kundër Kaljarit shpëtimtarin vijoi të mbetet i njëjti, Suso. Spanjolli shënoi golin e fitores, 2-1, në minutën e 70-të me një goditje perfekte pas një faulli jashtë zonës.

Ndonëse për 90-të minuta Susso i bëri shumë të lumtur tifozët e “djallit”, në tre ditët në vijim do t’i mbaj me ‘zemër në dorë’ deri në skadencë të merkatos. Kjo pasi futbollisti në përfundim të ndeshjes është shprehur se nuk është ende e qartë nëse do të vijojë të mbetet pjesë e italianëve, raportojnë mediat italiane.

“A do të mbetem? Nuk e di, nuk kam rinovuar ende dhe normalisht që duhet të bisedojmë për një gjë të tillë. Gjithsesi, kjo ka qenë një javë e mrekullueshme për mua. Në Serie A nuk ka kundërshtar të lehtë dhe jemi të kënaqur që kemi marrë dy fitore në dy ndeshjet e para”, deklaroi Suso.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: