Juventus fitoi ndeshjen ndaj Bologna-s në Serie A me rezultatin 2-0. Golat  u shënuan nga Dybala dhe francezi Matuidi, të dy në pjesën e parë të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje torinezët ruajnë vendin e parë në kampionat në ndjekur nga Napoli.

Por për argjentinasin Dybala kjo ishte ndeshja e parë në këtë sezon ku ai arriti të shënonte, madje një gol mjaft të bukur.

Sulmuesi vendosi që ta ndajë këtë gol të tij edhe me fansat në Instagram, ku ajo që u bëri përshtypje shqiptarëve ishte komenti shqip i Dritan Shakohoxhës në videon e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: