Është hapur hetimi i parë për racizëm në këtë Evropian. UEFA konfirmoi se një inspektor Komisionit të Etikës dhe Disiplinës është caktuar të hetojë incidentin që përfshin sulmuesin 32-vjeçar.

Kjo është faza e parë e procedurës disiplinore, që synon konstatimin e fakteve, ndërsa UEFA ende nuk ka treguar se cila shkelje e rregullores të saj mund t’i atribuohet Arnautoviç.

Lojtari me origjinë serbe u kërkoi falje përmes Instagramit të tij lojtarëve nga Maqedonia e Veriut, kryesisht aty shqiptarë. Media të ndryshme pretendojnë se fyerjet ishin për Ezgjan Alioskin, duke iu referuar origjinës së tij shqiptare, kur Arnautovic shënoi golin e tretë.

Pamjet televizive tregojnë se shoku i tij i ekipit David Alaba po përpiqet ta ndalojë të flasë ,teksa ndërsa lojtarët austriakë festojnë golin. “Unë do të doja të them një gjë shumë qartë: Unë nuk jam racist!” tha Arnautoviç, por kjo si duket nuk do ta mbrojë gjatë hetimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb