ANGLI- Arsenal ka fituar në sfidën e sotme duke mundur Newcastle në shifrat 1-2. Në pesë takime të luajtura në këtë sezon, skuadra e Unai Emery ka marrë 9 pikë, 6 më pak se vendi kryesues i Premier League. Ndeshja e sotme ishte disi emocionues, pas kosovari Granit Xhaka ishte protagonist në njërin prej golave.

Përmes një goditjeje dënimi,  mesfushorin arriti të shënojë supergol, ndërsa portieri i Newcastle e kishte të pamundur të frenonte gjuajtjen fantastike të lojtari të Kombëtares së Zvicrës.

Menjëherë pas ndeshjes, mesfushori i “Topçinjve” postoi një foto në rrjetet sociale ku shkruan se: “Xhakaboom është kthyer. Një gol dhe më e rëndësishmja tri pikë më bëjnë shumë të lumtur sonte”-shkruan ai.

Shqiptari i Kosovës tashmë ka fituar edhe një vend protagonisti në Kombëtaren e Zvicrës duke marrë shiritin e kapitenit. Këtë e kemi parë në sfidën me Islandën, ku “Helvetët” nën udhëheqjen e Xhakës, shpartalluan ishullorët në shifrat 6-0, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

(n.m/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb