Laçi mori sot një fitore shumë të vlefshme me shifrat 4-2 kundër Flamurtarit dhe një meritë absolute kishte sulmuesi Rexhinaldo, i cili realizoi ‘tripletë’.

Pas ndeshjes mozambikasi është shprehur shumë i lumtur dhe nëprmjet një statusi në rrjetet sociale ka deklaruar se topin do ta marrë në vendlindje.

“Shumë i lumtur që ndihmova skuadrën për 3 pikë të rëndësishme sot. Me këtë rezultat, jemi në vend që kualifikohemi në zonën europiane. Kjo ngjarje do të shënohet gjithmonë në karrierën dhe jetën time. Sot shënova tripletën e parë në karrierë, po, sot shënova plot 3 gola. Topi i ndeshjes është i imi dhe do e marr me vete në Mozambik. Faleminderit të gjithë për mbështetjen.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb