“Shënoj, festoj si zot dhe ndihem i gjallë”, këto janë fjalët e para të Zlatan Ibrahimvoic pas golit të shënuar kundër Caglierit, i pari pas rikthimit të tij tek Milan: “Pioli thotë se nuk jam akoma gati? Mbase mendon moshën time por në të vërtetë nuk ka asnjë problem pasi koka ime është gjithnjë e njëjta, ajo drejton trupin. Të luaj është e domosdoshme për të kapur formën e duhur fizike, nëse jam mirë vijnë dhe golat”.

Ibra
Ibra

Më pas Ibra ndalet duke bërë shaka mbi rinovimin: “Më duhet të fitoj kampionatin, është pak e vështirë”. Komenti i fundit i Ibrës shkon për skemën e aplikuar në këtë sfidë, 4-4-2: “Me dy sulmues dhe më dy anësor lart shkoi mirë, jemi stërvitur kështu gjatë javës, morëm 3 pikët. Tani duhet të punojmë dhe të vazhdojmë kështu”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: