Ditën e sotme shumë klube të futbollistëve shqiptarë nëpër Europë ishin në aktivitet.
avdijaj-470x268
Mes tyre kishte nga ata që gjetën rrugën e rrjetës, si Albion Avdijaj dhe Albian Ajeti, por kishte dhe nga ata që nuk u aktivizuan si Amir Abrashi, Ergys Kaçe apo Andi Lila. Ky i fundit sot feston ditëlindjen e tij të 31-të.
albian-ajeti-470x258
PASQYRA E AKTIVITETIT TË LEGJIONARËVE – E diel, 12 shkurt 2017

Frajburg – Këln 2-1 (Bundesliga 1 – Gjermani – Java 20)
Mesfushori i Frajburgut, Amir Abrashi, e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli i rezervave.

Korfuz – Levadhiakos 1-0 (Super Liga – Greqi – Java 20)
Mesfushori i Levadhiakosit, Qazim Laçi, e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli i rezervave.

Platanias – Janina 3-3 (Super Liga – Greqi – Java 20)
Mbrojtësi i Janinës, Andi Lila, nuk u grumbullua për këtë ndeshje.

Ksanthi – PAOK 0-0 (Super Liga – Greqi – Java 20)
Mesfushori i PAOK-ut, Ergys Kaçe, nuk u grumbullua për këtë ndeshje.

Sion – Vaduz 4-2 (Super Liga – Zvicër – Java 20)
Sulmuesi i Vaduzit, Albion Avdijaj, u aktivizua për 90 minuta të plota dhe shënoi një gol në minutën e 65-të.

St. Gallen – Lozanë 2-1 (Super Liga – Zvicër – Java 20)
Sulmuesi i St. Gallenit, Albian Ajeti, shënoi një gol në minutën e 70. Ai u aktivizua si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 2-të të shtesës në fund të takimit.

Vohlen – Arau 1-2 (Liga e dytë – Zvicër – Java 20)
Portieri i Vohlenit, Flamur Tahiraj, u aktivizua për 90 minuta të plota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb