E diela ka qenë një ditë e mirë për disa futbollistët e Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet e njohura Europiane. Ndërsa për disa të tjerë jo dhe aq fort.Canaa2Hyka Ish-mesfushori i ekipit të De Biazit, Jahmir Hyka ka realizuar gol sot në ligën zviceriane në takimin Jang Boys-Luzern që përfundoi 5-2 për vendasit, dhe futbollisti shqiptar, ka realizuar golin e dytë për ekipin e tij, por pa mundur të evitojë dot humbjen.

Ajeti Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ka luajtur 90 minuta si titullar në takimin Frozinone-Udineze ku ekipi i tij ka fituar pastër 2-0. Ajeti ka qenë një nga më të mirët në fushë pas skuadrën e tij duke u vlerësuar me notën 6.5 nga mediat italiane. Ndërkohë me fitoren e sotme, Frozinone ngjitet në kuotën e 26 pikëve duke iu larguar disi zonës së ftohtë.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana dhe ekipi i tij, Nantë kanë pësuar një humbje të thellë në transfertë ndaj Renesit 4-1. Mbrojtësi kuqezi ka qenë në fushë për 90 minuta, por nuk ka mundur të evitojë disfatën e thellë. Ndërkohë Lenjani nuk ishte as në stol në këtë takim. Nanta ka provuar sot shijen e humbjes, pasi kishte 14 ndeshje që nuk mposhtej.

Vitese arriti të fitojë në transfertën ndaj Rodës me rezultatin e ngushtë 1­-2. Në këtë përballje u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes mesfushori me tipare sulmuese Milot Rashica që ka bërë një paraqitje të mirë, pavarësisht se nuk ka shënuar apo asistuar. Me këtë fitore, Vitese shkon në kuotën e 40 pikë duke u renditur në vendin e pestë në kampionatin holandez.

Sulmuesi shqiptar Armando Saiku ka luajtur 90 minuta në humbjen që ekipi i tij Vaduz pësoi në transfertë ndaj Sionit 2-0. Sadiku ka qenë në hije në këtë takim duke mos lënë asnjë gjurmë. Vaduzi ndodhet në pozicion delikat në rënditjen e ligës zviceriane.

Herolind Shala është aktivizuar 82 minuta në barazimin 0-0 që ekipi i tij, Liberec arriti ndaj Slovacos në shtëpi. Mesfushori shqiptar nuk arriti të ishte rezultativ për skuadrën e tij, duke i zëvendësuar në fundin e ndeshjes nga trajneri i tij.

PAOK-u i Ergys Kaçes është mundur sot në transfertë 2-1 nga Panthrakikos. Mesfushori shqiptar e ka nisur nga stoli dhe është aktivizuar në minutën e 56-të, por pa mundur të shmangë dot humbjen e ekipit të tij. Cikalleshi-Berisha Sulmuesi dhe gardiani kuqezi nuk janë aktivizuar për asnjë minutë me skuadrat e tyre. Basaksehiri i sulmuesit kavajas ka barazuar 3-3 me Gallatasarain, ndërsa edhe Lacio e është ndalur në barazim 1-1 me Torinon./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: