MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka shënuar një ulje të rasteve me COVID-19 duke regjistruar 87 të infektuar në 24 orët e fundit.

Shumica e rasteve vijon të mbetet në Shkup me 41 kurse qytete problematike vijojnë të mbeten Shtipi, Tetova apo Kumanova.

Ndër të tjera kjo ulje ka bërë që ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe të tërheqë propozimin e një ore policore gjatë natës pasi shifrat prej disa ditësh kapërcyen mbi 100.

Ora policore do të vendosej për qytetet ‘vatra’ të koronavirusit por tashmë deri tani qeveria ka vendosur mos bëjë hapa pas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb