Oriola Marashi dhe Eros Grezda nuk ndalojnë së shprehuri publikisht dashurinë për njëri-tjetrin.

Çifti më i përfolur i momentit duket se janë shumë të dashuruar dhe këtë e tregojnë herë pas herë edhe nëpërmjet fotove dhe videove që postojnë në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Së fundmi, modelja ka postuar në Instastory një video të shkurtër me futbollistin, ku shfaqen të dy në makinë, teksa Erosi i dhuron një puthje të ëmbël.

Edhe vetë futbollisti e ka ripostuar të njëjtën video në llogarinë e tij në Instagram.

Lidhja e çiftit është forcuar shumë dhe lart e poshtë thuhet se ata edhe mund t’i japin fund beqarisë së shpejti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb