Nga Rudina Xhunga-dritare.net

Sherebele, apo sherbele, pyesja gjithë kohën, ndërsa i drejtohesha Koplikut. Më në fund pas shumë telefonatave e fjalorëve, e mbyllëm. Është sherbela, ari i Koplikut. Vetëm kjo bimë, në vetëm zemrën e Malësisë së Madhe, mbulon 80% të tregut shqiptar që eksporton i gjithi në SHBA. Është edhe trumza, livanda, e me radhë, po sherbela është më e kërkuara. Unë isha në Koplik në një ditë të korrjes së sherbelës dhe i takova të gjitha nga Bardha e Shpresa që korrnin, deri te Iliri, fermer sherbele e Haxhiu, që bënte punën më të madhe në zonë. Haxhiu kishte fabrikë përpunimi të bimëve mjekësore. Më tregoi gjithë procesin. Ai fliste dhe unë e pyeta: “Vërtet me sherbele bëhen gjithë këto vila këtu?” “Po”, më tha, “kjo zonë jeton mirë se punon shumë. Dhe punon në tokë të vet. Kush thotë ndryshe gënjen për ne punëtorët e bimëve të Malësisë së Madhe.”,- e mbyll ai.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina Xhunga: Në këtë të ftohtë janari mund të më nxirrte jashtë vetëm sherbela. Ajo ma nxjerr gjumin çdo mëngjes. Unë nuk e nis mëngjesin pa sherbele. Kështu që hyj te njerëzit që dua ta di si mbillet, si korret, ku shkon, si eksportohet dhe pse i thonë bima çudibërëse. Bima çudibërëse që Shqipëria e eksporton pafund. Një prej ekspertëve tona më të rëndësishme është sherbela. Por e gjitha nuk shpjegohet me grafik, e gjitha shpjegohet te toka. Jam në Koplik, jam në Malësinë e Madhe, në zemër, po në zemër, zemër të sherbelës shqiptare, aty ku prodhohet më e mira sherbele. Më thanë hajde sot patjetër dhe është ftohtë sa të duash, por më thanë hajde sot, se mundësia e vetme për të qenë në korrjen e dytë të sherbelës, që bëhet tani në janar. Kështu që erdha. Po shkoj tek ato zonjat që të më tregojnë si korret sherbela. Zonja kush është më përpara me punën që t’i bëj ndonjë pyetje? Pa e penguar. Më fal, të ndërpres vetëm pak se ti e paske kaluar planin. Më trego një herë si bëhet korrja e sherbelës? E kap komplet rrënjën?

Bardha: Jo rrënjën, vetëm bimën që ka lëshuar. E korr dhe e fut direkt në thes.

Shpresa: Rrënjën e lë sepse lëshon bimë prapë për pranverë.

Rudina Xhunga: Nuk bëhet pa doreza?

Bardha: Jo pa doreza

Rudina Xhunga: Po në verë si ia bëni?

Bardha: Me doreza edhe në verë.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina Xhunga: Hajde ta provojmë! Eh po qenka te forca. Ah sa u lodhke ti. Pa e bërë vetë nuk e kupton. Po të bëja muhabet unë nuk do e merrja vesh. Kjo qenka te forca. Po ty t’u këputka krahu moj zonje!

Bardha: Nuk më këputet krahu jo. Punëtori këtë punë ka, të punojë.

Rudina Xhunga: E shikon kush është problemi, që ti kujton se është e lehtë, kur i sheh ne televizor. Kur të pi çaj sherbela herë tjetër, këto zonja do të kujtoj, që e mbledhin sherbelën, se këtu fillon e gjitha. Emër për emër, si të quajnë? Bardha, Shpresa, i gëzofshi! Juve do t’ju kujtoj kur të pi çaj sherbele. Po juve e pini vetë apo vetëm e mblidhni?

Bardha dhe Shpresa: Po, po.

Rudina Xhunga: Unë e pi pa sheqer, të hidhur. Të gjithë këtu sot, burra e gra. Ai më duket është i zoti. Edhe i zoti në punë. Domethënë ti nuk ke vetëm idenë e, ke edhe punën. E more vesh që t’u shtuan punëtorët. U shtova edhe unë në forcë. Kjo është toka jote, apo e ke marrë me qira.

Ilir Gjolaj: Tokat tona janë të gjitha kush i punon. Toka është e atij që e punon.

Rudina Xhunga: E bukur dhe e vërtetë në fakt. Me gjithë këto mundësi që ka sherbela, ta lesh tokën pa punuar është gjynah. Përveç kësaj, ke të tjera vende që i mbjell?

Ilir Gjolaj: 30 hektarë kam. Sherbela është prioritet.

Rudina Xhunga: Po të tjerat me çfarë i ke?

Ilir Gjolaj: Livanda, rozmarinë, trumzë.

Rudina Xhunga: Trumzën më thanë mua e ka të mirë zona. Apo i ka të gjitha?

Ilir Gjolaj: Të gjitha i ka të mira.

Rudina Xhunga: Po livandën ku e ke?

Ilir Gjolaj: Në një zonë tjetër.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina Xhunga: Sa të bukura janë ato fushat e livandës. Do të vij kur të jetë koha e korrjes së tyre. Në korrik është?

Ilir Gjolaj: Korrik, gusht.

Rudina Xhunga: Tani, se mos e kam pirë gjithmonë gabim sherbelën unë, por mua kështu ma sjellin sherbelën, të njomë nga Tragjasi. Dhe këtë pi unë, mos e pi gabim? Duhet tharë?

Ilir Gjolaj: Mundesh ta pish edhe të tharë edhe të njomë, nuk ka problem. E freskëta është më e mirë gjithmonë. Zemra e sherbelës botërore është Malësia e Madhe. Gjithë kjo tokë ku jemi ne. Kjo është zona kryesore.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina Xhunga: Jam në zemrën e Koplikut, në zemrën e malësisë së Madhe. Aty ku është sherbela, bima çudibërëse, bima e mrekullisë shqiptare, sherbela është mrekullia shqiptare. Jo të gjithë i dinë përfitimet nga kjo bime. Zonjat që janë këtu dhe e mbjellin, e korrin, e punojnë e dinë shumë mirë. Dhe zotëria që tokat e tij ia ka dhënë prioritet sherbelës e dinë më mirë se të gjithë. Ta më ftuar sot të jem në një prej ditëve të vitit që është dy herë në vit, kur korret sherbela. Tani i vura që i vura dorezat, do ta bëj provë edhe një herë. Më fal zonjës i duket që unë e pengoj dhe e pengoj në fakt. Më vjen inat pse nuk kam forcë fare. Shiko sa vonohem unë.

Shpresa: As punën që bën ti, unë s’mundem ta bëj.

Rudina Xhunga: Kjo është e vërtetë, po pse mësova disa punë më shumë, s’më bën keq. Plus që kështu kuptoj edhe vlerën e punës tënde.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Ky traktori e sigurt nuk po ecën e. Se tani bëj sikur po ngas traktorin, unë thjeshtë bëj xhirimin këtu. Gjithsesi duhen të gjitha. Duhet edhe lopa, duhet edhe traktori, edhe fusha, edhe gjithçka për sherbelën. Për të ardhur te ky momenti nga fusha te tharja. Kjo është ajo çfarë ndodh me bimën çudibërëse shqiptare, që unë do të vazhdoj tua tregoj hap pas hapi, deri në fund. Deri në momentin që bëhet çaj.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Atëherë këtu jam në mes të sherbelës, sapo ka ardhur, e kanë hedhur përkohësisht këtu, sepse do e vënë në të gjitha këto raftet. Sepse po ta lëmë këtu në tokë, nuk është puna vetëm e higjienës, por nuk thahet. Që të thahet duhet të jetë në të gjitha këto raftet që janë krijuar enkas për sherbelën. Domethënë nga toka e merr e sjell këtu. Siç e kanë mbledhur zonjat, e marrim dhe e vëmë këtu. Sa kohë rri?

Martin Pëllumbi: Varet nga faktorët e natyrës. Kur ka ngrica, do dy javë. Nëse nuk ka, zgjat më shumë procesi i tharjes. Në janar, nuk zgjat më shumë se dy javë. Për dy javë, sherbela bëhet gati për të shkuar në fabrikë.

Rudina Xhunga: Pasi mbaron këtu shkon në fabrikë. Këto janë kushtet maksimale apo ky është një biznes familjar që këto kushte ka?

Martin Pëllumbi: Ky është një biznes familjar dhe në këto kushtet mundet të përballojë sasinë e sherbelës që ka kjo familje.

Rudina Xhunga: Sa sasi ka këtu?

Martin Pëllumbi: Këtu mund të jenë 10 tonë sherbelë. Mund të përpunohet, thahet dhe të përgatitet për në fabrikë.

Rudina Xhunga: Ka shumë njerëz si kjo fermë që bëjnë këtë proces sepse unë po shikoja rrugës, fusha të tëra me sherbelë.

Martin Pëllumbi: Fatmirësisht zona jonë ku jemi aktualisht është sherbela më e mirë në botë. Duke filluar nga Balldren të Lezhës.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina Xhunga: Po mirë ju kështu po më thoni të gjithë mua. Edhe Iliri edhe ti, më e mira në botë thoni. Po kush jua ka thënë qe e keni më të mirën në botë?

Martin Pëllumbi: Na e ka thënë tregu amerikan. Sepse asnjëherë nuk ka mbetur stok. Që në kohën e Zogut, ka filluar grumbullimi i sherbelës, dhe asnjëherë nuk ka mbetur stok. Gjatë viteve të regjimit të Enver Hoxhës, ka pasur sasi shumë të mëdha.

Rudina Xhunga: Ku shkonte në kohë e Enver Hoxhës?

Martin Pëllumbi: E gjitha jashtë.

Rudina Xhunga: Këtu është punuar gjithmonë me sherbelë. Por çfarë ka tona kaq të mirë që prodhon sherbele të mirë.

Martin Pëllumbi: Po kushtet klimaterike, toka është ajo që e favorizon, sepse kemi një strukturë të tokës, rreth 95% formacion gëlqeror, dielli dhe ajri. Këto tre faktorë janë të veçantë për zonën që e bëjnë edhe sherbelën më të mirë. Në gjykimin tim një familje që mbjell 1 hektar sherbelë, me dy apo tre anëtarë, jetojnë më mirë se një familje me punë krahu në Milano, apo në vende të tjera që i ka pasur rastin t’i shoh vetë. Pra një familje që ka 1 hektar sherbelë, jeton më mirë në Koplik, se sa një familje në rrethinat e Milanos apo Greqisë. Po flas për ata që punojnë në bujqësi. Për mua nuk është nevoja të ikësh. Ja kjo familja që po vizitojmë bashkë, djali jeton më mirë se njerëzit e tij në Milano, në Sicili apo Bari, që unë kam pasur rastin t’i vizitoj.

Rudina Xhunga: Këtë do të bëjmë këtë vit. Do shkojmë tek ata që punojnë dhe do ju tregojmë juve që nuk e dini se bëhen shumë lekë nga puna se çfarë bëhet dhe si bëhen paratë nga puna.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina me Haxhi Bercaj, në fabrikën e përpunimit të bimëve mjekësore në Koplik

Rudina Xhunga: Domethënë ky është procesi përfundimtar? Kështu shkon në fabrikë?

Haxhi Bercaj: Kështu del nga fabrika, shkon te magazina, siç është gati për eksport.

Rudina Xhunga: Sa herë kalon?

Haxhi Bercaj: Sipas nevojës. Deri sa të plotësohen parametrat.

Rudina Xhunga: I bie që do të ikin të gjitha këto që unë i qëroj me dorë.

Haxhi Bercaj: I ndan edhe sita aty. I heq ato që nuk duhen.

Rudina Xhunga: Këtu ka ardhur e tharë d.m.th?

Haxhi Bercaj: Po këtu ka ardhur nga fshatari. Pastrohen në fabrikë njëherë. Dora e parë shkon te pjesa që del për treg, ndërsa pjesa tjetër që ka nevojë për përsëritje kalon në fabrikë, deri sa të dalin në ato parametra që i kërkon tregu.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina Xhunga: E bukur! Sa kohë ke që merresh me sherbelë?

Haxhi Bercaj: Unë kam 30 vjet, që në fillimin e demokracisë.

Rudina Xhunga: 30 vjet që merresh sherbelën. Të të bëj një pyetje?

Haxhi Bercaj: Po.

Rudina Xhunga: Isha duke ecur tani dhe po shikoja vila pafund. Thashë: “Këta me sherbele i bëjnë apo me çfarë?” D.m.th ka ca gjera te tjera vërdallë apo?

Haxhi Bercaj: Jo nuk ka fare nga ato qe po mendon ti. Këtu është bërë nga bimët medicinale, sherbela, livanda, nga bimët e ndryshme. Vetë zona është e atillë ku prodhohen pothuajse të gjitha llojet e bimëve medicinale. Edhe emigracioni ka të bëjë. U bënë bashkë, emigracioni, sherbela, livanda, të gjitha bimët dhe u bënë dhe vilat. Ekonomia është pothuajse e mirë ketu.

Rudina Xhunga: Me fjalë të tjera, edhe kjo të bën të pasur. Dikush thotë të bën të jetosh, dikush të qëndrosh, por pyetja e shumëkujt është: “Hajde se nuk është vetëm sherbela tani, kujt po ia thua ato, dihet me çfarë i bëjë lekët?” Por nuk ma pranon njeri këtu.

Haxhi Bercaj: Ka familje që shet 30 tonë sherbele.

Rudina Xhunga: Sa shkon në lekë?

Haxhi Bercaj: Bëjnë 40 milionë lekë të vjetër, në vit.

Rudina Xhunga: E bën një familje këtë?

Haxhi Bercaj: Ka familje që i marr tani sherbelën dhe mund t’i marr 30 tonë. 30 tonë sherbele për 130 lekë të vjetër, i thonë 39 milionë lekë të vjetër, që merr një familje. Ka familje që merr 5 milionë, ka që merr 10, sipas sipërfaqes së tokës.

Rudina Xhunga: Varet sa tokë ke dhe varet sa punon, apo thuaj s’ka njerëz që s’punojnë më?

Haxhi Bercaj: Po ai që do të punojë. Ka nga ata që kanë marrë tokë me qira, për një vit ose 5 vjet. E kanë mbjellë dhe i kanë parë hairin, sepse sherbela ka treg.

Rudina Xhunga: Edhe ju ia keni parë hairin?

Haxhi Bercaj: Patjetër.

Rudina Xhunga: Nuk i ndahesh.

Haxhi Bercaj: Jo, jo. Magazina, fabrika me këtë punë janë bërë. Kam bërë dhe shtëpitë mbrapa, tani jetoj me këtë punë.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina Xhunga: Më hyri në qejf dhe mua të jetoj me këtë punë.

Haxhi Bercaj: Je mësuar në Tiranë ti, nuk vjen në Malësi të Madhe.

Rudina Xhunga: Bëj shaka, por unë hyj te njerëzit që e besoj, sepse e kam provuar.

Haxhi Bercaj: Po të jap unë ca bimë, se i pi dhe për vete çdo ditë.

Rudina Xhunga: Ah domethënë edhe i pi vetë, jo vetëm jeton mirë prej tyre.

Haxhi Bercaj: Po, po i pi. Çaj nga trëndafili i egër, mollë e egër, boronica, të gjitha se unë marr shumë bimë. Unë i pi çajet vetë.

Rudina Xhunga: Për të ftohurën kush është më i mirë?

Haxhi Bercaj: Është sherbela, aguliçja, etj.

Rudina Xhunga: Po ndonjë esencë për fytyrën?

Haxhi Bercaj: Kemi atë të “Helichrysum”.

Rudina Xhunga: Nga vjen?

Haxhi Bercaj: Ajo është mbjellë dhe kultivuar. Kanë marrë njerëzit farën nga jashtë. Edhe këtu ka pasur. E kanë shkulur nga mali dhe e kanë mbjellë në tokat e tyre tani. Pastaj ia kanë parë hairin.

Rudina Xhunga: Për çfarë përdoret?

Haxhi Bercaj: Ajo përdoret për parfum, fytyrë. E merr Franca, e merr Amerika. Këto dy shtete e marrin më tepër dhe e përdorin.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina Xhunga: Sepse ata kanë më shumë kozmetikë. Ju me kë po punoni më shumë, me cilin shtet?

Haxhi Bercaj: Unë punoj me Gjermaninë, që kam 24 vjet pa shkëputje dhe me Amerikën.

Rudina Xhunga: Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu te kjo fabrika. Kjo dora ime ka te Malësisë së Madhe!

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina me Ervin Tafajn, nga kompania LNL

Rudina Xhunga: Ervin sa kohë ke te kjo kompani?

Ervin Tafaj: Unë kam dy vjet që punoj këtu.

Rudina Xhunga: Po kompania sa vjet ka?

Ervin Tafaj: Kompania ka 6 vjet që operon në këtë treg.

Rudina Xhunga: 6 vjet? Po me sa duket këtu bima medicinale e sidomos sherbela po ecën mirë, përderisa po shtoheni?

Ervin Tafaj: Po përderisa ne kemi vendosur të bëjmë një investim të ri…

Rudina Xhunga: Goxha investim.

Ervin Tafaj: E kemi zënë edhe njëherë komplet magazinën.

Rudina Xhunga: S’ka më vend domethënë?

Ervin Tafaj: Po e vërtetë.

Rudina Xhunga: Çfarë është shtuar, kërkesa?

Ervin Tafaj: Është shtuar kërkesa. Në përgjithësi të gjithë njerëzit e kësaj zone merren me bimë medicinale dhe është shtuar edhe prodhimi, edhe kërkesa për shitje dhe eksport jashtë.

Rudina Xhunga: Këtë e tregon fakti që ju po shtoni. Po ndërkohë është shtuar edhe fuqia punëtore? Se toka është e njëjtë, po çfarë është shtuar?

Ervin Tafaj: Po e vërtetë. Banorët kanë shtuar parcelat e mbjelljes se sherbelës. Është shtuar oferta.

Rudina Xhunga: Brenda unë pashë tani që ju keni edhe atë që sapo keni marrë, e cila është lënda e parë, e tharë.

Ervin Tafaj: Po.

Rudina Xhunga: Sa kishte aty në magazinë?

Ervin Tafaj: Aty janë afërsisht dikur te 35 tonë që është lëndë e parë.

Rudina Xhunga: Po e pastruar?

Ervin Tafaj: E pastruar mund të jenë afërsisht te 42 tonë, pra që është e përpunuar.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Rudina Xhunga: Plot sa të duash dhe ty nuk të pushon telefoni se duan të të sjellin prapë.

Ervin Tafaj: Është gati për eksport, veç po e paketojmë.

Rudina Xhunga: Kur paketohet?

Ervin Tafaj: Kur ne e vendosim që do ta dërgojmë për eksport.

Rudina Xhunga: Kush e bën procesin e paketimit? Ju?

Ervin Tafaj: Punojmë të gjithë. Që nga nxjerrja e lëndës së parë, deri në eksportim.

Rudina Xhunga: E paketoni dhe e çoni.

Ervin Tafaj: Po.

Rudina Xhunga: Ku e çoni?

Ervin Tafaj: Kryesisht në vendet evropiane, por edhe në SHBA. Përveç paketimit dhe bimës së sherbelës, në formën e fletës, që ne e eksportojmë, kemi edhe vajin esencial.

Rudina Xhunga: Vaji esencial është më i mirë? Cili është varianti më i mirë? Cilin kërkojnë më shumë?

Ervin Tafaj: Në SHBA sherbelën e konsiderojnë si erëz dhe e marrin, edhe për produkte ushqimore. Ndërsa vajin esencial e përdorin për shërimin e plagëve të lëkurës, që është shumë i mirë.

Rudina Xhunga: Ti vetë e përdor sherbelën?

Ervin Tafaj: Po e përdorim. Para ca muajsh unë para një djegie të vogël. Po e leve me atë vaj esencial, ai të ndihmon për rigjenerimin e lëkurë.

Rudina Xhunga: Çfarë nuk ka në Shqipëri, vetëm të kërkosh.

Sherbela, ari i Malësisë së Madhe!

Dita sot nisi në Koplik, me Bardhën, me Shpresën, me Ilirin, atje, ku po korrnin sherbelën që korret në janar, që thahet dhe pastaj shkon në Gjermani dhe në Amerikë, por rri dhe këtu, rri dhe në Shkodër, rri dhe në pedonale, edhe pse këtu te kafja ku erdha unë, qeshën kur i thashë që e kam me vete, më jepni vetëm çajnikun. Më jepni çajnikun që tua tregoj dhe juve si më mësuan mua që bëhet sherbela. Në ujë të nxehtë, do të marrësh pak më thanë, se ne ose marrim pak fare ose marrim shumë, nuk kemi të mesme. Ah çfarë arome, Gjithë Malësia e Madhe në një çajnik. Sherbela është mbretëresha e bimëve mjekësore, sherbela është bima kryesore mjekësore që eksportojmë ne dhe 80% të tregut e ka Kopliku, e ka Malësia e Madhe. Andaj erdha këtu të tregoj për sherbelën. Andaj edhe dua ta shijoj këtu, në Shkodër, në pedonale. Të bën mirë për pandeminë thanë! Të gjitha të bëjnë mirë për pandeminë. Kjo është e bukura, njerëzit që i njohin mirë bimët mjekësore, këtë thonë, që ilaçet janë për të të qetësuar, bimët mjekësore janë për të shëruar, këto janë realisht bimët e duhura. Mua ma kanë mbushur bagazhin e makinës me lule basani për stomakun, me lule veshi për veshin, me bar zëmre , me mollët e egra për ftohjen, me dafinë, me esenca për lëkurën, me sherbelë për shpirtin. Shijoje! Shijoje, provoje, më beso. S’ka si sherbela, dhe sidomos si sherbela shqiptare. Mbretëresha e bimëve mjekësore shqiptare, është sherbela e Koplikut. Gëzuar me çaj Kopliku! Gëzuar nga pedonalja e Shkodrës! Për një vit të mbarë!