Një magazine e ish- ndërmarrjes ushqimore në Fushë-Krujë që shërben si strehe për komunitetin dhe të pastrehë është përfshirë nga flakët.

Magazina ndodhet rreth 500 metra nga qendra e qytetit dhe nga flaket fatmirësisht nuk raportohet për persona te lënduar, por ka vetëm dëme materiale.

Aktualisht për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e tyre. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë pakujdesia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: