Prej sot 472 shërbimë të cilat më parë ofroheshin në letër prej sporteleve kanë kaluar online në dispozicion të qytetarëve. Romina Kostani drejtoresha e Inovacionit dhe IPA Sektoriale e-Gov, pranë AKSHI-t, e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka shpjeguar rolin që do të kenë tani sportelet dhe punonjësit e administratës.

“Kemi filluar një fushatë sensibilizimi ku të njoftojmë qytetarët dhe ta bëjmë sa më të dukshëm këtë proces. Pjesa e parë përfshin 472 shërbime online, kurse deri në fund të vitit 2020 synohet 90%. Kjo është një risi për vendin tonë. Me e- albania kemi arritur 1 milion përdorues pra sot kjo është një platformë e konsoliduar dhe qytetarët janë të njohur dhe është vendi i duhur për ta bërë këtë revolucion.

Kalimi i shërbimeve online ne e kemi kaluar në 2016 për lejet e ndërtimit. Ishte një proces për biznesin dhe qytetarët dhe gjithë përdoruesit u mësuan dhe nuk patën probleme. Po ashtu dhe me shërbime të tjera. Për të reduktuar sa më shumë vështirësitë e qytetarëve apo aksesimin në e- albania do të ketë një trajnim të administratës për të ndihmuar qytetarët për të përdorur e- albania. Punonjësit do t’i ndohmojnë qytetarët për të hapur profilin e tyre dhe për të aplikuar shërbimet. Zakonisht kjo ndodh me moshën e tretë. Besoj se ata do të paraqiten në sportelet e ISSH dhe do të ndihmohen nga sportelistët.

Ka ndryshuar profili i sportelistëve dhe punonjësve të administratës. Ai nuk do të presë aplikimet me letra por do të kryejë aplikimin online dhe do të merren me qytetarët. Gjithë dhjetorin kemi bërë trajnime me punonjësit e administratës si të orientojnë qytetarët dhe për përdorimin e sistemit të këtij transformimi të shërbimeve online. Punonjësi i administratës do të marrë dokumentet, do të bëjë kërkesat në punonjësit e tjerë ose do t’i shkarkojë nga e- albania dhe do t’ia bashkëngjisë dosjes së qytatetarit.

Qytetari mbasi të aplikojë do të përdoret me një numër unik aplikimi. Edhe nëse ka ndonjë mungesë aplikimi atëhere do ta pëdorë përsëri këtë numër. “- tha Kostani.

Po ashtu ajo ka thënë se portali e- albania është i duhuri për të kryer këtë revolucion digjital pasi në të janë të regjistur 1 milion përdorues si dhe prej 2016 kur është implementuar nuk ka patur probleme në përdorim.

“Kemi bërë një analizë ku kemi dalë në shifra konkrete. Kemi analizuar të gjitha shërbimet që ofron shteti. Kanë mbetur jashtë vetëm disa shërbime ku nuk justifikohet investimi ose shërbime automjeti ku personi duhet të shkojë fizikisht.

Përveç 472 të janarit janë dhe 392 që kalojnë në 30 qershor, janë dhe 394 që po ashtu do të ofrohen online. Shqipëria është gati. E-albania ka treguar se sa shumë përdoret ai portal. Regjistrojmë në muaj mbi 500 mijë shërbime elektronike.

Prej 2017 kur është legjitimuar vula elektronike vetëm prej certifikatave të gjendjes civile që ofrohen online kemi kursyer 150 milion lekë të reja prej qytetarëve .Kemi kursyer mbi 140 vite kohë të radhëve nëse një qytetari i duhet 15 minuta kohë pritje dhe këto shifra do të shumëfishohen më tej.

Veçse në rastet kur ofrohen si shërbime konsullore. Shqipëria ofron 38 shërbime konsullore që i ofron onlne si aplikime për pasaportë, kartë ID apo certifikata familjare, personale.

Qytetarët mund të shikojnë dhe shërbimet të cilat ofrohen në e- albania.

Një zgjidhje tjetër është të ndihmohen nga familjarët e tyre. Më mirë që gjyshërit të ndihmohen nga nipërat dhe mbesat se sa të shkojnë nëpër sportele. Ne si qytetarë duhet të sensibilizohemi dhe të ndihmojmë njëri- tjetrin.

Disa shërbime online që kanë kaluar si qytetarët që duan të hapin biznesin. Formulari i regjistrimit plotësohet online, kemi dhe video ndihmuese. Janë dhe aplikimet për licencat për hapjen e farmacive apo biznese të tjera që bëhen online.

Janë dhe një sërë shërbimesh nga Ministria e Shëndetësisë si karta e shëndetit që do të bëhet vetëm online sot, dhe bëhet me 0 dokumente.

Shërbimet e ISHSH, aplikimet për pension apo ndërprerje pensioni do të bëhen online dhe i bëj thirrje të rinjve të ndihmojnë nga telefoni për këtë gjë gjyshërit e tyre. Qytetarët që mendojnë se ka shërbime që mund të kalojnë online atëhere të na sugjerojnë. Tek seksioni në e- albania mund të na sugjerojnë.’- tha Romina Kostani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb