Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Kirill Budanov ka deklaruar se presidentit rus i kanë atentat pas pushtimit të Ukrainës, duke pretenduar se kaukazianët kanë shkuar për ta vrarë.

Gjithashtu ai ka deklaruar se përpjekja është bërë dy muaj më parë, pra në kohën kur sapo kishte nisur pushtimi i Ukrainës dhe se pas kësaj tentative qëndronin përfaqësues të rajonit të Kaukazit, që përfshin Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe pjesë të Rusisë jugore.

“Ky është një informacion që nuk është bërë publik, ishte një përpjekje që nuk rezultoi e suksesshme , por ndodhi. Rreth dy muaj më parë”, citohet të ketë thënë Budanov.

Gjithashtu nga pala ruse theksojnë se Putin i frikësohet mundësisë së një atentati, pas vendimit të tij për të pushtuar Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb