Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka iu bën apel shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen në platformën e-Albania për të saktësuar adresat e tyre.

Në një postim në “Facebook” Xhaçka shkruan se procesi i saktësimit të adresave është lehtësuar dhe thjeshtuar dhe kjo gjë shkurton kohën për përfitimin e një sërë shërbimesh që lidhen me adresën.

“Shërbimi cilësor dhe në kohë ndaj qytetarëve, veçanërisht ndaj atyre që jetojnë e punojnë jashtë vendit, është prioriteti kryesor i punës time si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
✅E kënaqur që tanimë, procesi i saktësimit të adresave është lehtësuar e thjeshtuar.
?Gjithçka që duhet të bëni, është të logoheni në platformën online ‘e-Albania’, ku më pas do të informoheni për të gjitha hapat tjera që duhen ndjekur.
↪️Lehtësimi i procedurave të tilla ju shkurton kohën për përfitimin e një sërë shërbimesh që lidhen me adresën.
Tashmë saktësimi bëhet më i lehtë se kurrë me platformën ?https://e-albania.al. Shikoni hapat që duhet të ndiqni?
#UnëURegjistrova?”, shkruan ministrja Xhaçka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb