Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, nutricionistja Hyrida Basha ka folur për rrezikun nga shërbimi Delivery, pra sa i sigurt është ushqimi që vjen në shtëpi si dhe për masat e marra nga bizneset në luftën ndaj coronavirusit. Basha tha se ky shërbim është delikat, por që po zbatohen të gjitha procedurat dhe këshillat që ushqimi të mos kontaminohet dhe kështu as konsumatori të mos rrezikohet.

“Nuk besoj të ketë persona aq të papërgjegjshëm sa të mos pastrojnë koshat e motorëve që dërgojnë ushqime në banesa. Ka shumë elementë që ndikojë te ushqimi, temperatura, paketimi i produkteve, i cili është i certifikuar. Është Inspektoriati dhe AKU që bëjnë kontrolle dhe nuk na lejojnë të bëjmë sipas dëshirës tonë. Çdo biznes duhet të plotësojë këto kritere. Gjatë kësaj periudhe kemi zbatuar një protokoll, atë jeshil, ku në të e kemi të detajuar se si t’i shërbejmë klientit. Motorët e shërbimit delivery janë me elementë specifikë, ku duhet të higjenizohen dhe në temperaturë të caktuar që ushqimi të mos kontaminohet. Përsa i përket dezinfektimit të koshit të motorëve, nuk është i përcaktuar në protokollin jeshil”-tha Hyrida Basha.

Duke patur dhe vetë biznes, Hyrida Basha foli edhe për konfuzionet që pandemia shkaktoi dhe rregullat që po ndiqen nga punonjësit.

“Kemi marrë këshilla si të veprojmë gjatë kësaj periudhe, duke u bazuar në këshillat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Në fillim pati konfuzione për hapjen e biznesit, s’e fillova punën prej 6 marsit. 2 javë më vonë, AKU ka ardhur një herë gjatë kësaj periudhe, duke parë dokumentacionin dhe duke dhënë këshillat e duhura. Kemi bërë
pajsjen e punonjësve me maska, doreza dhe dezinfektantë. Bëhet dezinfektimi i sipërfaqes ku gatuhet, është rritur vigjilenca gjatë kësaj periudhe”-deklaroi nutricioniste Hyrida Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb