Një ngjarje aspak e zakontë është shënuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Punonjësit e funeralit, kanë harruar për dy muaj të merrnin trupin e pajetë të një të moshuari, i cili kishte vdekur në banesën e tij. Sipas The Guardian, i moshuari 66-vjeçar jetonte i vetëm dhe muajt e fundit kishte qenë shumë sëmurë.

Ai ka ndërruar jetë i vetëm, ndërsa ngjarja u zbulua nga fqinjët, të cilët ishin merakosur për të. Njëri nga fqinjët ka zbuluar për mediat se sapo mësoi mbi vdekjen e 66-vjeçarit ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën. Por, teksa kaluan më shumë se dy muaj nga vdekja e të moshuarit, fqinji, ndihmoi një noter të futej në shtëpinë e tij për të tërhequr testamentin. Po në këtë moment ato u tronditën kur panë se trupi i pajetë i 66-vjeçarit ishte ende aty.

“Kjo është një moskoordinim mes ekipit të mjekëve që verifikon vdekjen dhe shërbimeve funerale. Na vjen vërtetë keq për kaq sa ndodhi”, është shprehur Nikolaus Salzer, drejtor i shërbimeve funerale.

Ndërkohë edhe pse kjo ngjarje bëri bujë të madhe, të kontaktuar nga AFP-ja, punonjësit komunalë të funeralëve thanë se ata ende nuk kanë caktuar një datë të caktuar për varrimin e të moshuarit.

“Ne jemi duke u përpjekur të zbulojmë nëse ka ndonjë anëtar të familjes që dëshiron ta organizojë funeralin e tij”, tha zëdhënësi Florian Keusch, “Nëse nuk mund të gjenden të afërmit, varrimi do të organizohet nga qyteti”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: