TIRANË- Komisioni i Jashtëm ka diskutuar sot në mbledhjen e tij për shërbimin e jashtëm, pa praninë e deputetëve të opozitës. Deputeti Ben Blushi ka kërkuar informacion se për cilat çështje Ministria e Punëve të Jashtme duhet të informojë kuvendin, duke thënë se informimi ngelet në vullnetin e vetë ministrit.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se bëhet fjalë për çështje si Samitet apo ministerialet.

Edhe deputetja Arta Dade ka kërkuar të sqarohet nëse duhet informim apo konsultim me Presidentin, nisur edhe nga përplasjet e fundit mes institucioneve pikërisht për ambasadorët.

Ministri Bushati tha se për Presidentin duhet të bëhet informim dhe jo konsultim.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb