Facebook ka lançuar një aplikacion të ri të shërbimit të komunikimit Messenger. Aplikacioni mund të përdoret përmes uebfaqes Messenger.com duke e bërë shërbimin të disponueshëm edhe nga një kompjuter desktop.

Tanimë Messenger zotëron plot 600 milion përdorues aktiv në muaj. Një shifër kjo e lartë nëse marrim parasysh periudhën kohore të shkurtër që Messenger është pjesë e tregut.

Muajin që kaloi, Facebook i dha mundësinë përdoruesve të dërgojnë përmbajtje si foto, muzikë apo video drejt njeri tjetrit përmes Messenger duke integruar edhe shërbime të ESPN dhe Weather Channel. Mark Zuckerberg, themeluesi dhe CEO i Facebook, deklaroi para pak kohësh se kjo kompani është fokusuar tashmë në aplikacionet dhe shërbimet për pajisjet mobile.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: