Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka mohuar akuzat se shërbimet e inteligjencës shtetërore ka përgjuar telefonat e të paktën 33 politikanëve, gazetarëve dhe biznesmenëve, përfshirë edhe pronarin e klubit të futbollit Nottingham Forest.

Akuzat vijnë mes thirrjeve në rritje në Bruksel për të kufizuar përdorimin e spyware nga qeveritë pasi Greqia dhe të paktën tre shtete të tjera u zbuluan se po “abuzonin” me informacionet e mbledhura për të mbajtur nën kontroll kundërshtarët.

Mitsotakis, i cili si kryeministër mbikëqyr Shërbimin Informativ Kombëtar të vendit, po përgjonte gjithashtu deputetë të Partisë së tij Demokracia e Re e qendrës së djathtë, referuar artikujve të Documento, media me bazë në Athinë.

Mitsotakis hodhi poshtë akuzat në një intervistë në një media lokale ditën e djeshme.

“Është një gënjeshtër e pabesueshme, e paturpshme dhe e rrezikshme. Nuk ka absolutisht asnjë provë që kjo ndodhi në të vërtetë. Dhe ju siguroj që e gjitha kjo nuk ka asnjë lidhje me mua personalisht”, tha ai.

Pas zbulimit të skandalit, të cilin Mitsotakis e mohon, kreu i qeverisë greke shkarkoi shefin e tij të kabinetit, i cili është gjithashtu nipi i tij, si dhe shefin e spiunazhit të vendit.

Dje Kostas Vaxevanis, botuesi i gazetës Documento, doli para prokurorit të Gjykatës së Lartë pasi u hap një hetim urgjent në përgjigje të raportimit të gazetës. Pas dëshmisë, Vaxevanis këmbënguli se historia ishte e vërtetuar.

“Sigurisht që ka prova të besueshme që vërtetojnë pëgjimet. Ne kemi publikuar tashmë katër mesazhe me tekst të dërguara njerëzve që po përgjoheshin, duke vërtetuar se ata ishin hakuar në mënyrë të paligjshme”, tha ai.

Mitsotakis përmendi një vendim të gjykatës amerikane që ai pretendonte se e lidhte Vaxevanis me një oligark rus dhe ndihmës të besuar të Presidentit Putin. The Times ka marrë një kopje të vendimit të gjykatës, i cili nuk bën asnjë referencë të qartë për Vaxevanis.

Vaxevanis tha se do të publikojë më shumë detaje në javët e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: