Drejtoresha e AKSHI-së Mirlinda Karcanaj, në fjalën e saj në mbledhjen që kryeministri Rama ka bërë për Kadastrën, ku i pranishëm ishte edhe kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka shpjeguar sesi mund të kryhet aplikimi online lehtë dhe shpejt.

Karcanaj tregoi në mënyrë demonstrative si mund të bëhet aplikimi online për certifikatë pronësie.

Drejtoresha e AKSH Mirlinda Karcanaj: Në E-Albania për pronat janë bërë 40 mijë aplikimi vetëm në 2 muajt e fundit. Aplikimi mund të bëhet online dhe pagesa mund të bëhet me një kartë krediti. Vendosim të dhënat e kartës së kreditit dhe aplikimi është gati.

Ky veprim reflektohet në kohë reale në Kadastër. Pagesa bëhet me sukses dhe konfirmohet nga institucioni. Tek dokumentet e mia ndodhet tashmë aplikimi i kryer.

Edi Rama: Kur kemi thënë se do të bëjmë të mundur që dokumentet e pronësisë merren lehtë me një aplikim, nuk na kanë besuar. Sot jemi në një kohë të transformimit të madh në shërbime.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb