Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) sot ka bërë të ditur se ka parandaluar sulm terrorist të planifikuar në Moskë.

Në një deklaratë në faqen e saj zyrtare, FSB tha se një burrë nga Azia Qendrore planifikoi të kryejë vrasje masive në kryeqytetin rus dhe më pas të shkonte në Siri për t’u bashkuar me “një organizatë terroriste të ndaluar në Rusi”.

“Gjatë tentimit të arrestimit, burri hapi zjarr me armë automatike ndaj përfaqësuesve të organeve të zbatimit të ligjit dhe ai u neutralizua gjatë përgjigjes së zjarrit”, shtoi FSB.

Vitin e kaluar, FSB parandaloi 57 krime terroriste dhe eliminoi 78 celula terroriste.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb