Shërbimi sekret i Britanisë së Madhe (MI6) po kërkon një drejtor të ri të përgjithshëm për agjencinë e saj të shërbimit të jashtëm sekret.

Ky drejtor njihet edhe si “Q” ose Quartermaster (komisar). Aplikantët do të duhet të tregojnë aftësitë e tyre në fushën digjitale, teknologji ose inxhinieri.

Roli do të përfshijë mbikëqyrjen e ekipeve që krijojnë teknologji për të ndihmuar mposhtjen e kundërshtarëve.

Nga aplikanti i suksesshëm kërkohet gjithashtu që të jetë diskret në lidhje me aplikimin për punë dhe nxitet të mos i tregojë askujt përveç një anëtari të familjes ose partnerit. Personi i cili zgjidhet për rolin gjithashtu nuk do të shpallet publikisht.

Q është një nga zëvendësit e shefit të shërbimit, Richard Moore, i cili njihet si C.

MI6 është i ndarë nga MI5 i Britanisë së Madhe, agjencia e shërbimit të brendshëm sekret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb