Spiunët rusë po zgjerojnë përfshirjen e tyre në Zvicër. Aktivitetet e tyre janë shtrirë më tepër sesa viteve të kaluara, tha shefi i shërbimit sekret zviceran NDB, Jean-Philippe Gaudin.

“Unë nuk mund të bëj të njohura shumë detaje për aktivitetet ruse në Zvicër, por është e qartë, që ka shumë më tepër aktivitete sesa më parë”, tha Gaudin në zgrip të konferencës për shtyp. “Nuk mund të flas për numrin e spiunëve, por është domethënëse”.

Shkak për këtë shtim të agjentëve rusë në Zvicër është vendndodhja e shumë organizatave ndërkombëtare. Albinfo.ch në shkrimet e saj të mëparshme tregonte sesi dy agjentë rusë ishin zbuluar në laboratorin kimik Spiez (Labor Spiez), dukeë tentuar të kryejnë sulme kibernetike për të marrë të dhëna.

“Çfarë sot është ndryshe nga e kaluara, është se rusët kanë tentuar të sulmojnë infrastrukturën tonë – kjo është vija e kuqe”, tha Gaudin, duke shtuar se është e nevojshme të shtohet numri i spiunëve zviceranë.

Ambasada ruse në Bernë i ka quajtur “absurde” pretendimet e numrit një të shërbimit sekret zviceran.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb