Prej kohësh presidenti rus Vladimir Putin është duke u përballur me mungesa në ushtarë për ti dërguar në front në Ukrainë.

Për këtë shkak ai është detyruar që shpesh të punësoje rekrutë dhe mercenarë edhe nga vende të tjera, përfshirë grupin Wagner, të njohur edhe si ushtria private e Putinit.

Duket se pas sukseseve të javës së fundit të ushtrisë ukrainase në çlirimin e zonave të tëra, situata është përkeqësuar dhe ka nisur një fushatë intensive për të rekrutuar më shumë ushtarë.

Skynews raporton se në qytetin jugor rus të Rostovit, persona të maskuar dhe veshur me të zeza u treguan kalimtarëve armët e tyre dhe shpërndanë broshura me ngjyra me titull “Shërbimi ushtarak me kontratë – zgjedhja e një burri të vërtetë”.

As Rusia dhe as Ukraina nuk i bëjnë të ditur humbjet e tyre ushtarake, të cilat agjencitë e inteligjencës perëndimore i vlerësojnë në dhjetëra mijëra nga të dyja palët.

Moska nuk e ka përditësuar numrin zyrtar të vdekjeve që nga 25 marsi, kur tha se 1,351 ushtarë rusë ishin vrarë dhe 3,825 u plagosën.

Kremlini tha javën e kaluar se nuk kishte asnjë diskutim për një mobilizim mbarëkombëtar për të forcuar forcat e tij, por nxitja e rekrutimit sinjalizon që Moska ka nevojë për më shumë ushtarë, situatë e krijuar nga situata në front.

“Qytetarët me mendje patriotike po zgjedhin të nënshkruajnë kontrata për tre ose gjashtë muaj për të marrë pjesë në operacionin e posaçëm ushtarak”, tha majori Sergei Ardashev, duke premtuar stërvitje për të gjithë.

Paga minimale mujore e ofruar është 160,000 rubla (rreth 2.7000 euro), që është pothuajse trefishi i mesatares kombëtare.

Ndërkohë, ushtria ka vendosur zyra të lëvizshme për të tërhequr “ushtarë me kontratë” për atë që e quan “operacioni ushtarak special”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb