Teuta kthehet në identitet, kyç portën, tregohet cinike kur duhet dhe harron shumë shpejt humbjen e pësuar nga Tirana. Ndaj Egnatias, ekip që befasoi jo pak në javët e fundit, mjaftoi kapiteni Sherif Kallaku. Fantazisti u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke realizuar një gol tre pikësh në minutën e 79-të. Këtë herë për Egnatian nuk pati asnjë efekt braziliani Pedro Auguso i cili shpërdoroi jo pak. Falë këtij suksesi, Teuta ngjitet provizorisht në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve.

Më në fund pas 6 javësh, Laçi siguron fitoren e parë sezonale. Bardhezinjtë mposhtën në transfertë Kastriotin me rezultatin minimal 0-1 falë një goli të shënuar nga Mazrekaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb