Një tjetër person në Kosovë është shëruar nga koronavirusi, ndërkohë që një tjetër lajm i mirë është se fshati i tij do të dalë nga karantina. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili pohoi se bëhet fjalë për fshatin Zhegër.

“Në vetizolim jemi duke i mbajtur 11 qytetarë. Në ditët në vijim, fshati Zhegër do të lirohet nga karantinimi, sepse atje tashmë është shëruar plotësisht një pacient dhe të gjitha testet kanë dalë negative dhe nuk ka më asnjë të prekur, për çka edhe po kumtojmë këtë lajm të mire”, ka thënë ai.
Sipas tij, deri më tani janë shëruar 4 qytetarë të Gjilanit, ndërsa numri në total i të prekurve është 16.

“Me simptoma të lehta janë edhe dy qytetarë që janë duke vazhduar trajtimin shëndetësor në Klinikën Infektive, derisa dy rastet që kanë ardhur nga Zvicra janë duke vazhduar karantinën sipas vendimeve në fuqi, por pa kontakte me familjet e tyre”, ka thënë Haziri, përcjell KP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: