Ka arritur të mposhtë koronavirusin mjeku i njohur, Dhimitër Kraja.

Lajmin e mirë e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në “Facebook” se profesor Kraja sapo ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv.

“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv?? Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”, shkruan Manastirliu.

Mjeku i njohur, Dhimitër Kraja, kishte dalë në pension, por u rikthye tek Infektivi, për të shërbyer dhe ndihmuar stafin mjekësor në këto ditë të vështira të përballjes me COVID-19. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus, por fatmirësisht ka arritur ta mundë virusin vdekjeprurës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb