Ka marrë bujë lajmi i 9 vjeçarit nga Afrika Jugore që ishte i infektuar nga virusi HIV, i cili në jetën në vazhdim nuk do të ketë nevojë për mjekim.
Kjo ka ndodhur sepse ky djalë menjëherë pasi që është diaznofikuar me HIV, sëmundja e të cilit është zbuluar kur ai ka pasur vetëm 1 muaj, ka marr një dozë shumë të fortë të terapisë dhe që 8 vite nuk ka më asnjë shenjë të këtij virusi.

CNN tregon se familja e tij ndihet më e lumtur në botë, mirëpo familjarë bashkëpunim me media kanë vendosur që identitetin e fëmijës ta mbajnë të fshehur. Ky është rasti i parë që arrin të shërohen nga ky virus. Sipas statistikave të vitit 2016, 36. 7 milion njerëz kanë qenë të prekur nga virusi HIV, ndërsa vetëm 53% e tyre kanë pasur mundësi të marrin tretmanë shëruese. Ky lajm nuk e gëzon vetëm këtë familje, sepse është arritur shpëtimi i këtij fëmije, por se edhe mund të punohet mbi vaksinën shëruese të këtij virusi vdekjeprurës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb