Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi këtë mbrëmje se tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit, duke çuar në 79 numrin e të infektuarve.

Megjithatë, ministri Vitia ka thënë se lajm i mirë është që njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur negativ, duke bërë që të shërohet pacienti i parë nga koronavirusi në Kosovë.

“Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Republikën e Kosovës. Faleminderit personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe të gjithë mantilbardhëve në institucionet shëndetësore në Kosovë. T’i ndihmojmë personelit shëndetësor”, deklaron Vitia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: