Maurizio Pochettino dhe PSG mund të qetësohen. Lionel Mesi është shëruar plotësisht nga koronavirusi. Ylli argjentinas është rikthyer në Evropë, më ekzaktësisht në Paris pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

34-vjeçari me shumë gjasa mund të jetë i gatshëm për të luajtur në formacion në ndeshjen e rëndësishme që parizienët do të luajnë ndaj Lyon në Ligue 1 më 9 janar.

Aktualisht gjatë këtij sezoni në kampionat, “Pleshti” është aktivizuar në 11 ndeshje nga ku ka realizuar 1 gol dhe ka dhuruar 4 asiste.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb