Klubi i Valencias, një nga ekipet më të prekura nga Covid-19 në Spanjë, është shëruar plotësisht. Rreth 35% e stafit rezultoi pozitiv pas ndeshjes së kthimit në Champions League kundër Atalanta. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, lojtarët dhe pjesëtarët e stafit, i janë nënshtruar testeve pasi përfunduan karantinën, analizat dolën negative.

Nz Valencia 170367
Nz Valencia 170367

Gjithnjë sipas “Marca”, përveç Mangala, Garay dhe Gaya, ka pasur edhe lojtarë të tjerë që kanë qenë të infektuar me coronavirus, por ky fakt nuk është bërë publik nga vetë të prekurit por dhe nga klubi spanjoll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: